Si i flet vajza në shtëpi? Kjo është përgjigja e Albin Kurtit.
Gjatë seancës për votimin e Qeverisë Kurti, në një moment vëmendja u kthye edhe te familja e Albin Kurtit, saktësisht vajza e tij.
Ishte deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, e cila tha se Kurti do të jetë kryeministri i parë, “fëmijët e të cilit nuk i flasin shqip në shtëpi”.Por, çfarë kishte thënë Kurti, kur ishte pyetur se cilat gjuhë i flet vajza e tij, Lea?
Në një intervistë që e kishte dhënë për emisionin “Konak”, Kurti kishte thënë se vajza e tij e flet edhe gjuhën shqipe, por edhe norvegjeze.