Një deklaratë e banores së BBVK, Xhulit ka rikthyer në vëmendje raportin e saj me këngëtaren Dafina Zeqirin.
Ajo i tregoi Atdheut se e ka rrahur Dafinën në vitin 2008 këngëtaren dhe me të nuk flet ende.
Konflikti mes dy vajzave ka nisur vite më parë dhe dyshohet se lidhet me Krenar Çoçajn. Në një intervistë në vitin 2010, Xhuli kishte deklaruar se ka qenë në lidhje me të, përpara Dafinës.
“Me Krenarin jam njohur përmes motrës së tij, Abetare Çoçajt dhe ka lindur një shoqëri, kështu para dy vitesh kemi qenë në shoqëri edhe jemi shoqëruar nëpër klube të ndryshme të natës me të, por vetëm si shoqëri në fillim.
Krenari më është vardisur, por unë kam qenë ajo që nuk kam dëshiruar asnjë lidhje duke i thënë se mund të jemi vetëm shokë dhe asgjë më shumë”, kishte thënë Xhuli në një prononcim për mediat në Kosovë, duke shtuar se këngëtarja Dafina Zeqiri me Krenarin është njohur përmes saj dhe stilistit, Armendit.
Gjithashtu më tej ajo zbulon se ka qenë pikërisht Dafina ajo e cila ka tentuar dy vite rradhazi që ta sulmojë atë nëpër klube të ndryshme ku kanë qëndruar, dhe e ka ofenduar në mënyra të ndryshme, kurse modelja, sipas saj, deklaronte që i’u është shmangur gjithmonë provokimeve dhe zënkave”.