Ish-banorja, Shota Baraliu ka qenë e ftuar këtë të diel në “Big Talk” ku ka folur për një deklaratë të konkurrentes, Juliana Nura, e cila ditë më parë tha se në vitin 2009 ka ngritur dore mbi këngëtarën e njohur, Dafina Zeqiri.
Sipas aktores është shumë e ulët që një grua që e konsideron vetën feministe të shprehet në atë mënyrë.
“Fansat ma nisën një video të shkurtër të asaj, dhe aty thoshte se ka ngrit dore mbi Dafina Zeqirin edhe një femër që thotë i përkrah femrat, jam feministe, edhe me u kap me një femër. Unë besoj që nuk ka pasur shance as me qenë afër Dafinës, le se me ngrit dore ndaj saj, absolut. S’ka guxim ajo. tha Shota.
Më tej ish- banorja e “Big Brother Vip Kosova” tha se nuk beson në kauzën e Julit për të fuqizuar gratë.
“Ajo veç me femra nuk ka të bëj, të jesh e bindur, ajo është futur për qëllime tjera”, shtoi aktorja. Në linqet më poshtë mund të shihni klipin, dhe emisionin e plotë:
Shiko videon: