Fifi është ndër këngëtare më të dashura dhe më të përfolura në publik. Ajo vazhdimisht publikon projekte të reja, që rezultojnë shumë të suksesshme.
Fifi ishte bërë shumë personazh i përfolur gjatë qëndrimit në Big Brother Vip Albania. E pas daljes nga aty, ajo u lidh me biznesmenin nga Shqipëria, Adis Palushin.
Dashurin e tyre, ata tani po e konkretizojnë me sjelljen në jetë të një fëmijë. Kohë me parë Fifi ka konfirmuar se është shtatzënë dhe po pret të bëhet nënë për herë të parë.
E tani këngëtarja po i shijon ditët me të ëmbla të jetës së saj. Ajo sonte ka publikuar disa fotografi ku shfaqet e lumtur në krahët e Adisit. Kaq të lumtur ata po duken pranë njëri-tjetrit. /ORAinfo/
Shiko foton: