Luiz dhe Olta janë kundërshtarët më të fortë në lojën brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania dhe këtë e shfaqin hapur pa asnjë ndrojtje duke e quajtur njeri tjetrin edhe me epitete te ndryshme.
Ata e kanë fokusuar lojën e tyre kundër njëri tjetrit duke i bërë që disa banorë brenda të afrohen me Luizin dhe disa tek tjerë me Oltën ku edhe komentohet se janë krijuar dy grupe brenda, shkruan InfoKosova.
Por, shpesh herë ata i shohim edhe të bisedojnë bashkë edhe pse me thumbime, Luizi i thotë se ai do ia bëjë gati banorët ndërsa ajo duhet ti jap ‘tullën’ në fund që ata të dalin përfundimisht.
Por, mbrëmë ata kanë befasuar me një vallëzim tango që kanë bërë ku vallëzuan aq bukur edhe pse në një sekuencë të shkurtër ku ishte Luizi që e përfundoi vallëzimin duke thënë se duhet ta ndalojnë sepse e fituan garën./InfoKosova/
Shiko videon: