Përderisa, shumë prej banorëve të Big Brother VIP Kosova, ishin duke shijuar mbrëmjen në oborrin e shtëpisë, Mbresa e ka komplimentuar Stresin për mënyrën se si kujdeset për veten e tij.
Duke iu drejtuar atij, Mbresa e ka quajtur Stresin “pedant”, ndërsa e ka theksuar se po i referohet gardërobës së rep artistit nga Shqipëria dhe se si kujdeset qe gjithmone te duket paster.
“Stres krejt mundesh me i pasë, po të paktën pedant je. Gjithçka mundësh të jesh, por je i pastër, kështu në rroba. I rrinë vetes gati”, i ka thënë Mbresa, Stresit ndersa me një koment nuk mungoi as nga Stresi.
Ndryshe, Stresi i kishte thene Mbreses kur hyri ne shtepi se i duket si ish gruaja e tij Keisi ne pamje dhe Mbresa tha se nuk e ka marre aspak per te keq kete koment qe ai ia ka dhene.
Shiko videon: