Luiz Ejlli është banori me strategjinë më të fortë të lojës në këtë edicion, por prej shume fytyrave të njohura po konsiderohet si lojëtari më i fortë i të gjithë Big Brother-ave në Shqipëri jo vetëm të këtij të fundit.
Ai nuhat gjërat shumë më herët ndërsa ka deklaruar se është dhjetë hapa para të tjerëve duke kuptuar lojën që ata po bëjnë por per Luizin duket qe kjo te jete mjaft e lehte, shkruan InfoKosova.
Në Prime-n e kaluar lojëtarit të ri Xhonatanit ia dha një dënim për shkak se kishte dhënë informacione nga jashtë për olten e dënimi ishte që të jetë i nomunuar për këtë javë por pa ua treguar këtë banorëve të tjerë.
Luizi e zbuloi edhe këtë, ai ka thënë se ka menduar këtë pasi gjithëmonë ishin katër të nominuar ndërsa këtë javë i thanë vetëm tre, pastaj thotë se e ka parë zarfine zi të mbyllur duke qëndruar në tavolinë dhe pastaj fytyrën e Xhonin që ishte gjithmonë i heshtur dhe i ngrysur dhë këtë ua tha banorëve.
Ai thotë së është shumë i sigurt që ai është në nominim bashkë me të Maestron dhe Efin dhe sipas tij do të jetë Xhoni ai që do të eliminohet këtë të shtunë./InfoKosova/
Shiko videon: