Mevlan Shaba dhe Albulena Ukaj kanë ndarë rrugët vetëm pak kohë pasi bën publik lajmin për lidhjen e tyre.
Dyshja që bashkuan forcat edhe në projekte muzikore, më nuk janë bashkë dhe arsye duket të ketë qenë distanca.
Lidhur me këtë ka folur vet Albulena në prive duke zbuluar detaje nga lidhja e tyre dhe arsyet që i dërguan në ndarje.
Ajo ka lavdëruar Mevlanin duke thënë se është një djal i mirë dhe me këmbë në tokë. Teksa tregoi se distanca ishte një arsye e ndarjes.
“Nuk jam tip që më pëlqejnë lidhjet në distancë, kam dëshirë që partnerin me pas afër. Edhe kjo ka qenë ndoshta problemi gjatë njohjes, unë isha në udhëtime vazhdimisht isha në Evropë”, tha ajo.