Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është gati të publikojë këngën e saj të parë për këtë vit më 27 janar.
“You Only Love Me” titullohet kënga e saj e re, e cila njëherësh do t’i paraprijë albumit të saj të tretë – cili gjithashtu publikohet këtë vit.
Ndërkohë mbrëmjen e së shtunës, 32-vjeçarja gjeti pak kohë për relaks duke iu përkushtuar vetes së saj.
Ajo publikoi një fotografi në InstaStory ku shihej në një saunë, teksa tregonte pa hezitim dukjen e saj joshëse pa makijazh.