Ai është ndër banorët që po konsiderohet si fituesi i këtij edicioni te BBVA ende pa mbaruar ky spektakel, bëhet fjalë për këngëtarin e njohur Luiz Ejlli.
Ai morri edhe më shumë përkrahje si shkak sipas simpatizanteve të tij me sinqeritetin dhe sensin e humorit, i njejti ka nisur njohjen me moderatorën simpatike Kiara Titon me të cilën po kalon kohë më së shumti brenda shtëpisë.
Nata e Prime-it të mbrëmshëm ishte plotë të papritura. Luizi dhe Efi garuan ne The Voice of Big Brother gjatë spektaklit, ku edhe u zgjodhen fitues.
Fituesit do të qëndrojë në një dhomë bebash brenda në shtëpi, por pa patur kontakt me banorët e tjerë. Ata do të luajnë rolin e prindërve, deri të martën.
Këngëtari kishte një kërkes që nuk u morr parasysh, ti sillnin Kiarën aty brenda dhomës së ‘bebeve’, dyshja po pelqehen jashtëzakonisht shumë por në sy bie mbështetja e madhe që Luizi po merr gjithandej trojeve shqiptare.
Vetëm në rrjetin social TikTok emri i tij është klikuar mbi 573.9 milion herë, nje shifër kjo mjaftë e lartë./InfoKosova/
Shiko foton: