Plagët që mori nga zja.rri të cilin dyshohet se e ndezi vetë, dolën të jenë fatale për 35-vjeçaren nga Peja, Sihana Berisha, raporton Gazeta Sinjali.
Zemra e saj pushoi së rrahuri pas tetë ditësh trajtim në Mjekimin Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, me ç’rast vd.ek jen e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Familjarët, miqtë dhe të afërmit e të ndjerës do të mblidhen nesër për t’i dhënë lamtumirën e fundit Sihanës e cila u nda nga jeta në moshë të re.
Varrimi i saj do të bëhet në orën 15:00 në varrezat e qytetit, ndërsa funerali niset nga Gasallhanja e varrezave.
Ndryshe lajmin për vd.ek jen e 35-vjeçares e ka konfirmuar për Sinjalin drejtori i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv Qendror, Gazmend Spahija.
“Pacientja ka ardhë me dj.eg ie prej 90 për qind të trupit dhe është trajtuar në mjekimin Intensiv. Gjen dja ka qenë shumë e rëndë dhe këto dje.gie me sipërfaqe të mëdhaja, e kanë një përfundim shumë të keq, është shumë vështirë me i trajtu”, u shpreh Spahija.
Rasti i zjarrvënies kishte ndodhur ditë më parë në lagjen Emshir të Prishtinës.