Kiara dhe Luizi kanë vendosur ti japin një mundësi pëlqimit që kanë për njëri-tjetrin, dyshja gjatë këtyre ditëve janë parë super të ëmbël nën shoqërinë e tyre duke kaluar momente te bukura.
Gjatë një bisede Luizi e ka pyetur me stil moderatoren nëse ka dikë jashtë dhe përgjigjia e saj e ka lumturuar shumë këngëtarin “Je më i miri nga të gjithë këtu”, i tha bukuroshja këngëtarit.
“Si pamje apo në si njeri”, e pyeti ai “Edhe si pamje, edhe si njeri, je më i miri nga të gjithë këtu”, iu përgjigj Kiara “Po jashtë, a jam më i miri? A ka ndonjë tjetër më të mirë jashtë?“ e pyeti Luizi.
Kiara nuk ngurroi ta thotë troç përgjigjen e saj “Jashtë duhet parë se si do jemi. Nuk ka tjetër jashtë” eshte pergjigjur Kiara e cila tashme e ka lejuar Luizin qe te afrohet por deshiron qe te shkojne me hapa te ngadalte.