Gjatë ditës së sotme ka vdekur Doktor Emrush (Rexhep) Hetemi.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të tij, por edhe Oda e Mjekëve të Kosovës.
Dr. Hetemi ishte specialist i Dermatovenerologjisë. Studimet për mjekësi të përgjithshme dhe specializimin në lëminë e dermatolovenerologjisë i kreu në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës. Dr. Hetemi ka shërbyer rreth 40 vite si mjek në Prishtinë, Drenas dhe Skenderaj.
Për dy mandate Dr. Hetemi ishte Drejtor i Klinikës së Dermatovenerologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Oda e Mjekëve të Kosovës i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta miqve dhe familjarëve të tij.
Varrimi do të mbahet nesër me datë 19 janar në ora 14:20 në varrezat në lagjen “Arbëria”, në Prishtinë.
E pamja mbahet me datë 20,21 dhe 22 janar në Hotel “Grand”, Prishtinë, kati i II-të.