Reperi i njohur Getinjo, i cili ishte edhe pjesë e Big Brother VIP Kosova, la shtëpinë përfundimisht në prime-n e kaluar.
Getinjo pas daljes nga shtëpia e BBVK, ka folur rreth ngjarjeve brenda, por që nuk i ka ikur edhe pjesa e lidhjes së tij me Vivienin.
Ai deklaroi se nuk është i dashuruar, por që ka pëlqim më shumë se normalja për Vivienin.
“Me u dashuru s’kisha thonë që jam dashuru, se e kisha nxjerrë qitash prej shpisë e kisha marrë me veti, e kom pëlqimin ma shumë se normalja, edhe nuk e kisha besu, qëllimi jem nuk u konë me e bo këtë, faleminderit edhe jetës që m’ka njoftu me Vivin, edhe m’ka ndihmu shumë jom knaq shumë me Vivin”.
I pyetur se si do ecë lidhja e tij me Vivin pasi ajo të dal jashtë, Getinjo u shpreh se shpreson ta ketë këtë ndjenjë edhe pas një, dy, jave apo edhe pas një muaji.
“Hala sjom dal jasht, ishalla e kom të njëjtën ndjenjë edhe pas 1 jave ose 2 jave ose 1 muji, po e pres ditën kur te shihna me to jashtë”, u shpreh Getinjo në Prive.
Ndër të tjera ai tregoi edhe se si fitues të Big Brother e sheh një femër, por që nuk dha ndonjë emër.