Një njgarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Greqi. Mësohet se një nënë shqiptare ka gjetur të paje të djalin e saj 3 vjeçar.
Sipas informacioneve të mediave greke, mëngjesin e sotëm nëna ka shkuar për të kontrolluar djalin e vogël, i cili ishte invalid dhe kishte probleme të tjera shëndetësore dhe ka konstatuar se ishte pa ndjenja.
Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca, e cila e ka transportuar fëmijën në Qendrën Shëndetësore Farsale, ku ka konstatuar vde/k.jen.
Sipas informacioneve të para, babai është larguar prej kohësh nga shtëpia, ndërsa të dy prindërit janë me origjinë shqiptare.
Hetimet paraprake për ngjarjen po kryhen nga policia, ndërsa autopsi-nekropsia pritet të hedhë dritë mbi shkaqet e vde/kjes.