Këngëtarja e njohur kosovare, Shkurte Fejza, para pak muajve ka pasur një gëzim të madh. Ajo martoi djalin e saj, Arbërin.
E shumë momente emocionuese janë publikuar në rrjete sociale nga ajo.Shkurtja edhe pas kësaj kohe ka qenë aktive në profesionin e saj.
Këngëtarja, duket se po e shijon këtë muaj të vitit të ri. Përmes një postimi në profilin e saj në Instagram, ajo është shfaqur në top formë.
Teksa buzëqeshte nga lumturia, ajo ka bërë edhe një mbishkrim duke përshëndetur miqtë e saj. ”Përshëndetje miq kudo që jeni. Janari është muaj relaksi, shfrytëzojeni për ngrohtësinë familjare”, ka shkruar tutje artistja. /kosovarja
Shiko foton: