Ikja e punëtorëve shëndetësorë për në vendet evropiane po rritet dita – ditës. Dhe, ndonëse jo i vetmi, ky është ndër problemet kryesore me të cilat po ballafaqohet shëndetësia në Kosovë.
Gazeta Insajderi sjell rrëfimin e psikiatrit nga Kosova, Liron Pepshi, i cili mori rrugën për në Gjermani për të vazhduar me profesionin prej psikiatri. Për Pepshin paga nuk ka qenë arsyeja primare që ishte larguar nga Kosova.
Ai për Insajderin ka treguar se kishte tentuar të kthehej të punonte në Kosovë, por u zhgënjye shumë.
Psikiatri Pepshi bën thirrje që problemet e shëndetit mendor të jenë prioritet i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë.
Më tutje, ai ka folur edhe për dallimet e të qenit me profesion psikiatër në Kosovë dhe në Gjermani.
Derisa, ka bërë edhe dallimet mes kosovarëve dhe gjermanëve karshi vizitës së psikiatrit.
Ndër të tjerash, Pepshi ka rrëfyer edhe çudinë më të madhe për të pas shkuarjes në Gjermani.
Sipas tij, në klinika gjermane më shumë ka pacient me çrregullime të personalitetit e çrregullime neurokognitive (demencë) sesa me psikozë.
Intervista e plotë:
Ndryshe, javën që lamë pas, Insajderi solli rrëfimin e mjekut shqiptar, Flamur Llabjani, i cili për mundësi më të mira la Kosovën për Gjermaninë.
Kujtojmë se, vetëm në vitin 2022, dyqind e pesë mjekë të rinj ikën jashtë Kosovës, derisa rreth 60 specialistë shëndetësorë e lanë Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) për të vazhduar punën në spitalet private apo jashtë Kosovës.