Në diskutim e sipër lidhur me shprehjet banale mes banorëve të shtëpisë më të famshme në Kosovë, Getinjo ka thënë se ndalimi i tyre mund të rregullohet vetëm me ligj, raporton Gazeta Sinjali.
“Veç me ligj mun e nal. Për shembull kush e përmen k*** në kangë, 10 vjet bu.rg”, tha reperi.
Ai ka thënë se ka vazhdimisht ankesa nga prindërit që thonë se fëmijët po ndikohen nga tekstet e këngëve të cilat përmbajnë shprehje eksplicite.
Getinjo dhe banorët tjerë kanë thënë se faji qëndron pak edhe te prindërit, të cilët lejojnë fëmijët që të kenë qasje në muzikën për të rritur, teksa reperi ferizajas tha se nuk bën këngë për fëmijë.