Sundimtarët talebanë të Afganistanit kanë zbuluar “supermakinën” e parë të vendit.
Një makinë sportive e hijshme dhe e zezë doli në rrugët me dëborë të kryeqytetit pas një projekti ndërtimi pesë-vjeçar nga inxhinierë në një institut trajnimi teknik dhe profesional në Kabul.
Videoklipet treguan ish-kryengritësit të mbledhur rreth automjetit teksa ajo gërmonte nëpër rrugët me gropa.
Prototipi i automjetit, i quajtur Mada-9, raportohet të jetë krijimi i një kompanie të quajtur ENTOP.
Duke publikuar fotografitë e automjetit në mediat sociale, Zabiullah Mujahid, zëdhënësi zyrtar i talebanëve, tha se ndërtimi i saj ishte një nder për të gjithë vendin.
Specifikimet e makinës nuk janë bërë ende publike, por ekipi që qëndron pas makinës tha se nën karrocerinë elegante të frymëzuar nga Bugatti, automjeti në fakt fuqizohej nga një motor modest nga Toyota Corolla.
Ekipi që qëndron pas automjetit ka thënë se duan të dëshmojnë se vendi mund të njihet për më shumë se luftë dhe represion.
Mohammad Riza Ahmadi, projektuesi i makinës, tha se ai dëshironte që krijimi i tij të ishte një ambasador për Afganistanin dhe të shëtiste vendin “për të përcjellë vlerën e dijes tek njerëzit”.
“Ai do të fillojë udhëtimin e tij në Afganistan dhe një ditë ndoshta do të bëhet ndërkombëtar”, tha ai për kanalin lokal Tolo News, raporton “The Telegraph”.
Klipet treguan gjithashtu liderët talebanë duke vizituar punëtorinë e Ahmadit dhe duke e siguruar atë për mbështetjen e tyre.
Ndërtimi i makinës zgjati pesë vjet, me më shumë se një duzinë punëtorë të përfshirë, tha ai.
Ai shpreson të ekspozojë automjetin në panairin e këtij viti në Doha në Katar dhe përfundimisht të jetë në gjendje ta bëjë atë me një motor elektrik. /Klankosova.tv