Pas përfundimit të “Dancing With The Stars”, Megi Pojani dhe partneri i saj në kërcim Jurgen Balla kanë ruajtur një raport miqësor me njëri-tjetrit ,adje duket se shoqëria e tyre është aq e ngushtë saqë kanë vendosur të udhëtojnë bashkë drejt Turqisë.
Dyshja kanë publikuar në profilet e tyre në Instagram momente nga më të ndryshmet, duke drekuar dhe darkuar nën shoqërinë e njëri- tjetrit dhe disa fotografi ku shihen bashke ne veture.
Kujtomë se udhëtimet e shpeshta të Megit drejt Turqisë ishin për të parë partnerin e saj Endri Çekiçit, i cili jeton atje. Vetëm pak kohë më parë, folëm për marrëdhënien e ndërlikuar të Megi Pojanit dhe futbollistit të Kombëtares.
Dyshja që muajt e fundit u shndërruan në kryefjalën e mediave rozë, po kalonin një periudhë të vështirë. Në disa muaj që ka kjo histori, çifti është ndarë dhe ribashkuar disa herë, duke e vendosur shpeshherë në pikëpyetje këtë marrëdhënie.Por, duket se dyshja ka arritur të ribashkohet dhe arsyeja ishte pikërisht ditëlindja e futbollistit.