Reality show ‘Big Brother VIP Kosova’ ka nisur transmetimin në kanalin e Klan Kosova, dhe po percillet ne mas te madhe nga publiku, ky format është duke u transmetuar për herë të parë në Kosovë.
Banorët do të qëndrojne të mbyllur për cmimin e madh prej 200 mijë eurosh, ndërsa gara duket të mos jetë e thjeshtë pasi konkurrentet kanë hyrë me bindjen e madhe se do të fitojnë.
Të gjithë prisnin që Gresa dhe Andi të jenë ҫifti i radhës brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.Mirëpo, Gresa duket se nuk është e gatshme për një gjë të tillë, përcjell ORAinfo.
Ajo në një bisedë me disa banorë, është shprehur se ka nevojë për një lidhje, por që akoma nuk është e gatshme.
E kjo duket të jetë një goditje goxha e rëndë për Andin, i cili i qëndron pranë vazhdimisht modeles bukuroshe./orainfo
Shiko videon: