Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha në postimin e tij të fundit në rrjetin social, Facebook, bëri gabime të mëdha drejtshkrimore. Përveç gabimeve gramatikore edhe fjalët janë pothuajse të pamundura të deshifrohen.
Çfarë deshi të thoshte deputeti Beka me postimin e tij? Epo, Beka nuk na la të ‘mundohemi’ për ta gjetur se çka shkroi.
Ai siç duket u kritikua nga dikush i afërt me të, sepse u bë një orë postimi i tij u rregullua.
“Sonte ni dark per qefi en istog Bashkim Dajaku tu rrit nera me krytarrin e aak per gjermani uke Ukë Blakaj deputetin Bekë Berisha Muhamet Bojku Xhevat Isniqi xha musshabanaj nue Pleurat Berisha Asdren Berisha Nue M. SHala Edi Hoxha Hamdi Uça” – shkroi fillimisht ai.
Postimi i rregulluar; “Pata kënaqësinë që sonte të isha pjesë në një darkë të mrekullueshme. Faleminderit Bashkim Dajaku për darkën. I nderuar që takova kryetarin e AAK-së për Gjermani, Ukë Blakaj, miqtë e tjerë Muhamet Bojkun, Xhevat Isniqin, Pleurat Berisha, Asdren Berisha, Ndue M. Shala, Edi Hoxha si dhe Hamdi Uça”.
Kujtojmë se, paga bazë e një deputeti në Kosovë është 1,547 euro në muaj ose 18,564 euro në vit.