• Politika e Privatësisë
  • Privacy Policy
  • Terms of Conditions
  • Contact Us

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Tezja dhe shoqja e Kiarës thyejnë heshtjen, çfarë mendojnë për dasmën dhe puthjen me Luizin

February 3, 2023

Kimete Berisha: Shqiptarët më shumë po merziten, a do të bashkohet Luizi me Kiaren, se sa a bashkohen komunat serbe në Veri

February 3, 2023

Mikela i nxjerr të gjitha: Dea po të pret e dashura Amosit, Olta të ngeli burri te Top Channel

February 3, 2023
Facebook Twitter Instagram
Sunday, February 5
  • Contact Us
  • Terms of Conditions
  • Privacy Policy
  • Politika e Privatësisë
Facebook Twitter Instagram
Lajme KosovareLajme Kosovare
  • Home
  • Lajme
  • Sport
  • ShowBizz
Lajme KosovareLajme Kosovare
Home » KËTA JANË POLICËT KOSOVARË QË DYSHOHET SE LEJONIN KONTRABANDËN SERBE NË VERI PËR 30-150 EURO (EMRAT)

KËTA JANË POLICËT KOSOVARË QË DYSHOHET SE LEJONIN KONTRABANDËN SERBE NË VERI PËR 30-150 EURO (EMRAT)

0
By Rrezoni.E on December 8, 2022 Uncategorized
Share
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Pinterest Email





Në gjykimin e 20 policëve të Zubin Potokut, të akuzuar për marrje ryshfeti, sot ka dëshmuar dëshmitari bashkëpunues, Burim Merovci.

Gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën e Prishtinës, Merovci deklaroi se gjatë punës së tij si zyrtar policor ai së bashku me shefat e tij kanë pranuar para nga kontrabandistët.

Demo

“Po, kemi marrë shuma te caktuara të parave, të cilat janë nda nëpërmes shefit të ndërrimit Zoran Radunobiq me zëvendësin e tij” – tha dëshmitari në seancë.





I pyetur nga prokurori se a është në dijeni nëse udhëheqësit e tij të ndërrimit kanë marrë para prej kontrabandistëve, ai u përgjigj se ka qenë vetë prezent kur ka ndodhur kjo.

“Po, kam qenë prezent kur është bo ndarja e parave” – tha dëshmitari.

Ai deklaroi se ka pasur tarifa fikse për kontrabandistët, për kamion 50 euro, furgon 30 e cisterna të derivateve 150 euro.





“Solo kamion i ka dhënë 50 euro, për kombi 30 euro, cisterna e derivateve ka qenë 150 euro, për vetura ka qenë 15 euro 20 dhe është ndarë çka ka bart” – tha dëshmitari.

Dëshmitari deklaroi se ai ka qenë i sulmuar me armë automatike dhe kështu i ka arsyetuar veprimet e tij korruptive.

Për këtë rast, kryetari i trupit gjykues ka caktuar seance edhe nesër mirëpo e njëjta nuk do të mbahet në Gjykatën e Prishtinës por në të Gjilanit sepse Gjykata e Prishtinës nuk ka mjete teknike të cilat mundësojnë incizimin audio të seancës.





E për nesër është paraparë dëgjimi i dëshmitarëve të mbrojtur F1 dhe D1.

Në këtë rast, në seancën e kaluar për arsye të ndërrimit të kryetarit të trupit gjykues shqyrtimi gjyqësor filloi rishtazi dhe të akuzuarit u deklaruan rreth fajësisë dhe dhanë fjalën hyrëse.

Në këtë rast po akuzohen nga Prokuroria Speciale: Zvezdan Spasojeviq, Bilana Nedelkoviq, Abdurrahim Haxhiq, Albert Maxhuni, Milija Milunoviq, Oliver Kuzmanoviq, Ramadan Mustafiq, Dejan Spasojeviq, Dragosh Kompiroviq, Jasna Durleviq, Zenel Bahtiri, Ali Pllana, Zoran Radunoviq, Reshat Kuçi, Vukadin Tomasheviq, Blagica Tomoviq, Lubisha Vujinoviq, Burim Merovci, Blagoje Lazoviq dhe Nebojsha Gogiq.

Prokuroria Speciale pretendon se 20 policët e stacionit policor për mbikëqyrjen e kufirit në Zubin Potok kanë kryer veprat penale të sipërpërmendura.

Në maj të vitit 2020 Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 33 personave, pjesa më e madhe e të cilëve pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Në seancën e mbajtur më 16 qershor 2020, 33 të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm, ndërsa dy të akuzuarit Krsto Subotiq, i cili ndërkohë ka vdekur, dhe Nysret Jashari kishin pranuar fajësinë vetëm për armëmbajtje pa leje.

Ndaj të akuzuarit Krsto Subotiq dhe Bozhidar Milosavleviq ka pushuar procedura penale për shkak se kanë vdekur.

Sipas aktakuzës së siguruar nga KALLXO.com, të akuzuarit Zvezdan Spasojeviq, Bilana Nedelkoviq, Milija Milunoviq, Albert Maxhuni dhe Abdurahim Haxhiq që nga viti 2017 deri në vitin 2019, në vazhdimësi me të akuzuarin tjetër Dejan Vukashinoviq, në cilësi të personave zyrtarë kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimit pasuror.

Zvezdan Spasojeviq në cilësinë e komandantit të stacionit, Bilana Nedelkoviq në cilësinë e udhëheqëses së ndërrimit, si dhe Milija Milunoviq, Albert Maxhuni dhe Abdurrahim Haxhiq në cilësinë e policëve patrullues në kuadër të ndërrimit “A” të SPMK në Zubin Potok, derisa kanë qenë në detyrë zyrtare duke mbikëqyrur rrugët e brezit kufitar kanë lejuar dhe mundësuar që nëpërmjet rrugëve ilegale të bëhet kontrabandimi i mallrave të ndryshme si kafshë, derivate, pije alkoolike dhe joalkoolike si dhe mallra ushqimore nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas.

Sipas aktakuzës, Dragoslav Igrutinoviq, Boban Radojkoviq, Dalibor Gjukiq, Milan Radisavleviq, Milojko Radisavleviq, Zoran Vukmanoviq të akuzuar për marrje ryshfeti për kalimin e automjeteve me mallra kanë pranuar shuma të ndryshme të parave me qëllim të shmangies së kontrollit dhe tarifave doganore.

Prokuroria pretendon se për çdo automjet të akuzuarit kanë përfituar shumën prej 20 euro deri në 150 euro, të cilat janë ndarë edhe me policët e atyre ndërrimeve.

E gjithë kjo për t’i mundësuar vetes përfitim pasuror të kundërligjshëm, me ç’rast i kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm material buxhetit të Kosovës.

Të akuzuarit e tjerë Oliver Kuzmanoviq, udhëheqës i ndërrimit “B”, Z.R. udhëheqës i ndërrimit “C”, N.G. udhëheqës i ndërrimit “D” të stacionit të SPMK në Zubin Potok së bashku me Ramadan Mustafiqin, Dejan Spasojeviqin, Dragosh Kompiroviqin, Jasna Durleviqin, Zenel Bahtirin, Bozhidar Milosavleviqin, Ali Pllanën, Krsto Subotiqin, Reshat Kuçin, Vukadin Tomasheviqin, Blagica Tomoviqin, Lubisha Vujinoviqin, Burim Merovcin dhe Blagoje Llazoviq në cilësi të policëve patrullues në kuadër të këtyre ndërrimeve, po akuzohen nga Prokuroria Speciale për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe për marrja ryshfeti.T

utje në aktakuzë thuhet se Milazim Januzi, Nezir Bilalli, Besnik Morina, Jeton Morina dhe Sabri Isufi kanë udhëtuar për në Serbi për t’i blerë kafshët, e sipas marrëveshjes i kanë dorëzuar te të akuzuarit Dragoslav Igrutinoviq dhe Boban Raojkoviq, të cilët duke bashkëpunuar me të akuzuarit e tjerë në cilësi të personave zyrtarë i kanë kontrabanduar në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

Sipas Prokurorisë, për këto shërbime të akuzuarit nga tregtarët janë paguar në shumën prej 50 euro dhe 60 euro për një kafshë, ndërsa për bartjen e vetëm një kafshe kanë marrë deri në 35 euro.

Ndërsa të akuzuarit Nysret Jashari dhe Faton Isufi po akuzohen për armëmbajtje pa leje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr WhatsApp Email

LAJME TË NGJASHME

Tezja dhe shoqja e Kiarës thyejnë heshtjen, çfarë mendojnë për dasmën dhe puthjen me Luizin

February 3, 2023

Kimete Berisha: Shqiptarët më shumë po merziten, a do të bashkohet Luizi me Kiaren, se sa a bashkohen komunat serbe në Veri

February 3, 2023

Mikela i nxjerr të gjitha: Dea po të pret e dashura Amosit, Olta të ngeli burri te Top Channel

February 3, 2023
Demo
Te tjera

Tezja dhe shoqja e Kiarës thyejnë heshtjen, çfarë mendojnë për dasmën dhe puthjen me Luizin

By Rrezoni.EFebruary 3, 2023

“Dasma” e Kiarës dhe Luizit është komentuar nga të gjithë dhe nuk shkonte mos të…

Kimete Berisha: Shqiptarët më shumë po merziten, a do të bashkohet Luizi me Kiaren, se sa a bashkohen komunat serbe në Veri

February 3, 2023

Mikela i nxjerr të gjitha: Dea po të pret e dashura Amosit, Olta të ngeli burri te Top Channel

February 3, 2023

I mbushi 38-vjeç dhe ende miss, kjo është Albina Hashani

February 3, 2023
Stay In Touch
  • Facebook
  • Twitter
  • Pinterest
  • Instagram
  • YouTube
  • Vimeo
About Us
About Us

Lajme Kosovare provides the up to date content related to sport, news, entertainment and many more category. Providing a good direction for life and many more things to set up a good life will be made available on lajmekosovare.com Contact: 0038348100305 Rr. Adem Jashari, Prishtina – 10000, Kosovo

Contact Us
lajmekosovare@gmail.com
© Lajme Kosovare 2021
  • Politika e Privatësisë
  • Privacy Policy
  • Terms of Conditions
  • Contact Us

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept All”, you consent to the use of ALL the cookies. However, you may visit "Cookie Settings" to provide a controlled consent.
Cookie SettingsAccept All
Manage consent

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. These cookies ensure basic functionalities and security features of the website, anonymously.
CookieDurationDescription
cookielawinfo-checkbox-analytics11 monthsThis cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Analytics".
cookielawinfo-checkbox-functional11 monthsThe cookie is set by GDPR cookie consent to record the user consent for the cookies in the category "Functional".
cookielawinfo-checkbox-necessary11 monthsThis cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookies is used to store the user consent for the cookies in the category "Necessary".
cookielawinfo-checkbox-others11 monthsThis cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Other.
cookielawinfo-checkbox-performance11 monthsThis cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Performance".
viewed_cookie_policy11 monthsThe cookie is set by the GDPR Cookie Consent plugin and is used to store whether or not user has consented to the use of cookies. It does not store any personal data.
Functional
Functional cookies help to perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collect feedbacks, and other third-party features.
Performance
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Analytics
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Advertisement
Advertisement cookies are used to provide visitors with relevant ads and marketing campaigns. These cookies track visitors across websites and collect information to provide customized ads.
Others
Other uncategorized cookies are those that are being analyzed and have not been classified into a category as yet.
SAVE & ACCEPT